Aktualitet

Shtëpi bari në Spanjë/ Pranga çiftit shqiptar, era e fortë e kanabisit i nxjerr 'zbuluar'

Policia sekuestroi 809 bimë marijuanë me peshë më shumë se 177 kilogramë.

f.t
Shtëpi bari në Spanjë/ Pranga çiftit shqiptar, era e
pamje nga vendngjarja

SPANJË-Një çift shqiptar u arrestua nga agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle, pasi u kapën në një shtëpi bari në qytetin e Adorit. Mediat e huaja raportojnë se të arrestuarit janë një grua dhe një burrë, përkatësisht 22 dhe 27 vjeç, me origjinë shqiptare.

Hetimet, të kryera nga agjentët e Brigadës së Policisë Gjyqësore Vendore të Komisariatit Kombëtar të Gandia, filluan pasi mësuan në fillim të muajit të kaluar se marihuana mund të rritej në një shtëpi në qytetin e Ador. Policia vendosi një aparat survejimi në afërsi të pronës, duke verifikuar se prej saj dilte një erë e fortë karakteristike e kësaj lënde, krahas vëzhgimit të shenjave të tjera objektive që tregonin se brenda në vilë po rritej marijuanë. Po kështu, agjentët identifikuan një çift si banorët e zakonshëm të shtëpisë.

Policia sekuestroi 809 bimë marijuanë me peshë më shumë se 177 kilogramë. Të arrestuarit, pa dosje policore, janë vënë para drejtësisë dhe u urdhërua burgimi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB