Aktualitet

EMRI/ Sekuestrohen 2 makina të vjedhura në Kosovë, arrestohet 34-vjeçarja nga Rubiku

E reja akuzohet se ka vjedhur dy makina në Kosovë, ndërsa dyshohet se ato do të përdoreshin për ngjarje kriminale.

E.K
EMRI/ Sekuestrohen 2 makina të vjedhura në Kosovë, arrestohet
Makinat

RRËSHEN- Alketa Pjetri, 34 vjeçe është vënë në prangat e Policisë së Lezhës këtë të mërkurë pasi akuzohet trafikim të mjeteve motorike dhe mashtrim me pasoja të rënda. E reja akuzohet se ka vjedhur dy makina në Kosovë, ndërsa dyshohet se ato do të përdoreshin për ngjarje kriminale. Ndërsa nën hetim është vënë pronari i servisit në Rubik ku u gjetën makinat. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rrëshen/Si rezultat i punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Suspicion”. Sekuestrohen 2 automjete të vjedhura në Kosovë, që dyshohet se do përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen. Vihet në pranga 34-vjeçarja që dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 2 automjetet me targa kosovare. Procedohet penalisht administratori i servisit në Rubik, ku u gjetën këto 2 automjete. Si rezultat i punës së inteligjencës policore, kontrolleve dhe hetimeve që po kryhen me intensitet, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë kanë goditur një rast të trafikimit të automjeteve të vjedhura, për t’i përdorur për qëllime kriminale.

Për rastin u vu në pranga shtetasja A. P., 34 vjeçe, banuese në Rubik, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka trafikuar nga Kosova në Shqipëri, 2 automjete, tip “BMë” dhe “Volksëagen”, me targa kosovare, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për shtetasin D. P., banues në Rubik, pasi dyshohet se ka fshehur në servisin e tij, në Rubik, 2 automjetet e trafikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB