Aktualitet

“Shtëpi bari” në Spanjë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar, detaji që e zbuloi

Më pas ata ushtruan një kontroll në banesën e tij ku zbuluan qindra bimë kanabis.

I.F
“Shtëpi bari” në Spanjë, arrestohet 25-vjeçari
Pamje nga operacioni i Policisë spanjolle

LECRIN- Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Lecrin në Spanjë nga Garda Civile Orgiva, pasi e kishte kthyer shtëpinë në një fermë kanabisi. Autoritetet ranë në gjurmët e tij, pasi ata kuptuan një parregullsi në faturat e energjisë elektrike.

Më pas ata ushtruan një kontroll në banesën e tij ku zbuluan qindra bimë kanabis.

Gjatë kontrollit, ata sekuestruan 506 bimë kanabis që kultivoheshin në 5 dhoma. 25-vjeçari tentoi të arratisej, por u arrestua menjëherë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB