
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar mbrëmjen e djeshmje se ish-ministri socialist Damian Gjiknuri, është zyrtarisht në hetim nga SPAK për çështjen e inceneratorëve. Sipas Lalës Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar pozitën e Gjikunurit, pasi ai ndodhet në një situatë pothuajse të ngjashme me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim nën akuzën e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Të dy ish-socialistët kanë udhëtime të faktuara me pronarët e inceneratorëve, për të cilët është dhënë një dënim i parë nga GJKKO, me nga 12 vite burg.
"Jo nuk është thjesht një kuriozitet për zotin Gjiknuri, por zyrtarisht është duke u verifikuar pozita e tij. Personalisht kam pyetur zotin Dumani se janë në të njëjtat pozita si zoti Ahmetaj që ka udhëtuar me pronarët e inceneratorëve.
Zoti Gjiknuri u përpoq të thoshte që jo, por është paguar nga ministria e të tjera me radhë por këtë çështje duhet ta hetojë SPAK nqs e ka paguar nga ministria se në çfarë rrethanash është gjetur," tha Lala ne "A-show".
Gjiknuri njësoj si Ahmetaj, kishte disa udhëtime të përbashkëta me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, ndërkohë që i pyetur pak kohë më parë nga gazetarët, shprehu gadishmërinë që të dëshmonte në SPAK në rast se do të thirrej nga prokuroria e posaçme. E megjithë hetimet, ai i konsideroi inceneratorët investime të drejta për komunitetin.
“Hetimi ka vite që ka nisur, nuk më kanë thirrur ndonjëherë, nëse do më thërrasin natyrshëm do të jap shpjegim. Roli i ministrit të energjisë ka qenë periferik… Ato vepra janë në dobi të publikut, të qytetarëve. Sot në Elbasan ka një vepër që prodhon energji. Vendimet duhen para në kontekst të gjerë. Nuk ndihem i keqardhur. Jam mësuar të lëviz në pozicione të ndryshme. Më pëlqen që ta shoh veten në pozicione prej 360 gradë.
Nuk kam dijeni se ka hetim për pasurinë time nga SPAK, por ato janë të deklaruara dhe unë jam kontrolluar tre herë nga Inspektorati i Lartë. Lidhur me udhëtimet që përmendet ju, ato dy episode që nuk kanë lidhje fare dhe janë para se të zhvillohej procedura nga ministria ime, janë udhëtime zyrtare, por të njohësh dikë nuk të bën të fajshëm.
Nuk duhet të shqetësohem nga fakti që dikush abuzon në emrin tim, unë shqetësohem për aktet që bëj vetë. Moszbatimi i ligjit nga ana ime do të përbente krim. Për çështjen e holeve e dhashë sqarimin tim dhe do ta jap në prokurori kur të thirrem. Në lidhje me interesave korruptive të X apo Y do t’i vërtetojë drejtësia.
Jeta kështu na ka sjellë, i njoh të gjithë. Komunikimet i kam vazhduar me kryeministrin. Kam komunikime me të. Nuk është fundi ky, por mund të jetë fillimi i diçkaje tjetër. PS do të vazhdojë funksionin e saj. Unë kam dhënë kontributin tim dhe askush nuk mund të dalë dhe të pohoj kundër”, deklaronte pak kohë më parë Gjiknuri./Zëri.ai