Aktualitet

Konflikt në Tiranë, i përfshirë dhe një efektiv i ‘Shqiponjave’

Disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa gjatë përplasjes u përfshi edhe një efektiv i forcave operacionale 'Shqiponja'.

k.m.
Konflikt në Tiranë, i përfshirë dhe një efektiv i
Foto ilustruese

TIRANË- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën 'Siri Kodra' në Tiranë. Disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa gjatë përplasjes u përfshi edhe një efektiv i forcave operacionale 'Shqiponja'.

Sherri ka ndodhur për motive të dobta, ndërkohë që efektivi ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në ajër. Deri më tani nuk dihen identiteti i personave të përfshirë në ngjarje.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar. 

Ndërkohë që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB