Aktualitet

“Është gjallë, hapni derën”, momenti kur qytetarët tentojnë të shpëtojnë shqiptarin që u vra në Ekuador

Ata dëgjohen duke bërtitur “është gjallë, hapni derën”, në mënyrë që të ndërhyjnë mjekët për ta ndihmuar

E.K
“Është gjallë, hapni derën”, momenti kur
Pamje te renda jashte spitalit

EKUADOR- Kanë dalë pamjet e rënda, kur disa qytetarë tentojnë që të të shpëtojnë shqiptarin, Arjanit Rizaj pasi u qëllua me 9 plumba në Ekuador.

Në këto pamje, shihet shqiptari i shtrirë në tokë dhe i plagosur, ndërsa një qytetar e mban në krah, ndërsa disa të tjerë tentojnë që të hapin derën e spitalit për ta futur brenda.

Ata dëgjohen duke bërtitur “është gjallë, hapni derën”, në mënyrë që të ndërhyjnë mjekët për ta ndihmuar, por dera nuk hapet deri në momentin që vjen një efektiv policie.

53-vjeçari shqiptar u qëllua me armë në qendër të qytetit Guyaquil në Ekuador, nga persona ende të paidentifikuar. Ai ndodhej në makinë dhe po priste bashkëshorten e tij që të dilte nga spitali, ku kishte dërguar të atin për kontroll.

E shoqja e tij ka deklaruar si burri i saj ishte i papunë pasi ishte pa dokumentacione në këtë shtet, ndërsa me para e ndihmonte vëllai i tij që ndodhej në Kanada. Shqiptari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa nuk dihen arsyet e atentatit.

Trupi i tij është trasferuar në Laboratorin e Krimit, ndërsa po kryhen procedurat mjeko-ligjore dhe po hetohet në lidhje me zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. Mediat ekuadoriane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në të njëjtën ditë kur Dritan Rexhepi u arrestua në Turqi, edhe pse lajmi për kapjen e tij u përhap më 10 nëntor./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB