Aktualitet

Shtanget sapo sheh Eduartin, momentet e fundit në jetë të Enkelejda Danajt, i bëri pritë gjakftohtë

40-vjeçarja u përcoll sot për në banesën e fundit në qytetin e Vlorës, ndërsa familjarët kanë konfirmuar dhunën e vazhdueshme ndaj saj

Zeri
Shtanget sapo sheh Eduartin, momentet e fundit në jetë të
Viktima dhe autori

GREQI- Mediat greke kanë publikuar momentet e fundit në jetë të 40-vjeçares Enkelejda Danaj, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Eduart Danaj në Greqi. Çifti prej kohësh kishte konflikte të vazhdueshme, ndërsa Danaj portretizohet i dhunshëm dhe nga dy fëmijët e çiftit.

Momenti i përballjes

Video e marrë nga kamerat e sigurisë ka fiksuar momentin rreth orës 5:30 të mëngjesit sipas orës lokale greke, në zonën e Menidit, teksa Eduard Danaj kalon në trotuar pranë shtëpisë së ish-bashkëshortes. Ai shkon deri në një pikë më pas kthehet sërish pas.

Përballë tij shfaqet Enkeleida. Kjo e fundit shtanget dhe ngel në vend sapo e shikon. Ai i afrohet, ndërsa 40-vjeçarja qëndron pa lëvizur. Ato janë sekondat apo minutat e fundit të jetës së Enkeleida Danajt.

Më pas historia është fatkeqësisht e njohur. Eduard Danaj, që me vete mbante një thikë, e goditi të paktën 10 herë 40-vjeçaren dhe e la të vdekur në mes të rrugës. Ai u arratis në një hotel dhe më pas në një ndërtesë të braktisur ku u kap nga policia greke. Aty ishte duke konsumuar birra.

Në një tjetër video të mediave greke, 50-vjeçari shqiptar shfaqet duke hedhur në një kosh mbeturinash një qese me kanaçe birrash.

Pas arrestimit, Eduard Danaj pranoi në polici krimin dhe tha se e kishte planifikuar.

“E dija kur kalonte aty për në punë. Kur e pashë, nxorra thikën dhe fillova ta godisja. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. Qëndrova pak aty dhe pastaj shkova në një godinë në ndërtim dhe piva disa birra deri sa më arrestuan”, ka thënë Eduard Danaj në polici.

Enkeleida Danaj i kishte dhënë fund martesës me Eduardin, ndërsa që prej vitit 2013 e kishte denoncuar 3 herë për dhunë në familje. Kallëzimi i fundit ishte më datë 7 Maj 2024. 40-vjeçarja u përcoll sot për në banesën e fundit në qytetin e Vlorës, ndërsa familjarët kanë konfirmuar dhunën e vazhdueshme ndaj saj, dhe sakrificën e bërë për dy fëmijët.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB