Aktualitet

“Ne nuk kemi vdekur në këtë vend”, pse shfaqja ujore në Liqenin e Tiranës nxiti reagime

Një qenie që nuk ishte as burrë dhe as grua, ka nxitur një sërë reagimesh në rrjet, nëse kjo shfaqje është e denjë për t’u parë nga fëmijët

E.K
“Ne nuk kemi vdekur në këtë vend”, pse shfaqja ujore
Shfaqja ujore

TIRANË- Mbrëmjen e të enjtes, në Liqenin Artificial të Tiranës është mbajtur shfaqja ujore “Fous de Bassin”, ku performuan 15 artistë francezë. Shfaqja u realizua në kuadër të javës franceze, ndërkohë që ka nxitur reagime të shumta por edhe interesin e qytetarëve dhe fëmijëve të tyre. Spektakli i dritave u ndoq nga dhjetra të pranishëm, por një prej shfaqjeve është komentuar shumë në rrjetet sociale, për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme, aq më shumë përpara një audience të përbërë kryesisht nga fëmijë.

Personazhi në fjalë u aludua se kishte kryer akte satanike gjatë shfaqjes, ndërsa edhe pamja e jashtme nxiti një sërë reagimesh. Një prej atyre që ka reaguar dhe publikisht është moderatorja Albana Osmani, e cila thotë se si artiste nuk pa asnjë nuancë të tillë, përgjatë shfaqjes së kësaj performance.

IDE TË TILLA DHE LOBINJE TË TILLA THERMOJNE NE THELB QENESINE TONE NJEREZORE NATYRALE. KJO QENIE AS BURRE AS GRUA SATANIKE ME BRIRE CFARE PO JU MESON FEMIJEVE DHE TE PRANISHMEVE NE KETE SHOË NE KODRAT E LIQENIT TIRANE?! NE NUK KEMI VDEKUR NE KTE VEND.

KEMI ZE DHE FIGURE DHE QENDROJME PER VENDIN DHE FAMILJEN E PASTER SHQIPTARE. BESIMIN NE ZOT DHE NE JETEN E DREJTE. KUSHDO QOFTE QE GUXOI TE MANIPULOJE KEDO DERI NE KTO PIKA: QENDROJI LARG FAMILJES SHQIPTARE. QENDROJI LARG FEMIJEVE SHQIPTAR. MOS U PERPIQNI TE BLINI SHPIRTRAT E TE TJEREVE NESE KENI SHITUR TUAJIN. SE NUK UA LEJOJME.

ZOTI KRYEMINISTER I VENDIT QE JEMI KAQ KRENAR METY E PUNEN TENDE TE JASHTEZAKONSHME TE LUTEM MER MASA. @ediramaal”, shkruan ajo në një prej reagimeve në rrjetet sociale.

“Ne nuk kemi vdekur në këtë vend”, pse shfaqja ujore

Nga ana tjetër shfaqja në fjalë është ndjekur nga një sërë personazhesh të tjera VIP në vendin tonë, të cilët nuk kanë reaguar mbi skenën në fjalë, dhe kanë përshëndetur këtë aktivitet si një risi që iu jepte mundësi argëtimi fëmjijëve.

Mes personazheve të njohur që kanë qenë pjesë e kësaj shfaqje, dhe kanë postuar nga aty ka qenë këngëtarja Xhensila Myrtezaj së bashku me vajzën e saj, moderatorja Fjodora Fjora e shoqëruar nga djali i saj, moderatoret Fatma Methasani dhe Elona Duro, këngëtari Kastro Zizo, aktori Gaz Paja, gazetarja Paloma, reperi Adonis Dollapi e shumë të tjerë.

“Ne nuk kemi vdekur në këtë vend”, pse shfaqja ujore“Ne nuk kemi vdekur në këtë vend”, pse shfaqja ujore“Ne nuk kemi vdekur në këtë vend”, pse shfaqja ujore“Ne nuk kemi vdekur në këtë vend”, pse shfaqja ujore“Ne nuk kemi vdekur në këtë vend”, pse shfaqja ujore“Ne nuk kemi vdekur në këtë vend”, pse shfaqja ujore“Ne nuk kemi vdekur në këtë vend”, pse shfaqja ujore“Ne nuk kemi vdekur në këtë vend”, pse shfaqja ujore

Poll

MOS HUMB