Aktualitet

VD-Shqiptari që transportonte drogë përplas efektivët, Policia greke i përgjigjet me zjarr

Në bagazhin e makinës së shqiptarit u gjetën rreth 20 kg hashash.

f.t
VD-Shqiptari që transportonte drogë përplas efektivët,
PAMJE NGA NGJARJA

GREQI- Një përplasje mes një shqiptari dhe Policisë greke ka ndodhur në Athinë. Pamjet e ngjarjes janë publikuar nga medita greke, ku një i ri shqiptar që transportonte drogë ka tentuar t’i ikë policisë duke kryer manovra të rrezikshme e duke përplasur një motor të tyre. Policia i është kundërpërgjigjur me të shtëna deri sa ka arritur ta vërë në pranga shqiptarin.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një ndjekjeje mesditën e së enjtes në qendër të Athinës. Për më shumë se një kilometër policët e DIAS-it ndoqën të riun shqiptar që nuk u ndal në sinjalin që i dhanë. 

Efektivët kanë ndjekur makinën dhe kanë shtënë me armë në drejtim të gomave të mjetit. Pas kësaj kanë arritur ta ndalin atë në rrugën “Nirvana” dhe kanë arrestuar autorin. Në bagazhin e makinës së shqiptarit u gjetën rreth 20 kg hashash./ZËRI

Poll

MOS HUMB