
TIRANË- Elia Zaharia dhe i ati, Gjergji, janë fotografuar sot teksa po dilnin nga ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku aktorja dhe ish-bashkëshorti i saj, Princ Leka II, të dy u pajisën me urdhër mbrojtjeje. Siç edhe duket se nga fotoja e mëposhtme, Elia dhe i ati janë të shoqëruar nga avokatja e tyre, e cila u bëri mbrojtjen në gjyqin që zgjati më shumë se 4 orë.

Trupa gjykuese shqyrtoi sot 3 kërkesa të depozituara për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të aktores, Gjergj Zaharia. Por ishte vetëm ky i fundit që nuk mori mbrojtje. Gjykata vendosi që çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra nga njëri-tjetri, e po ashtu, vajzën Leka do ta takojë vetëm në prezencë të dados së saj. Por teksa Elia dhe i ati shkuan vetë në Gjykatë, Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij. Ky i fundit pretendon se klienti i tij ndodhet në spital, ku po merr mjekim ndaj plagëve të marra.
Lidhur me ngjarjen, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media. Për këtë çështje është ngarkuar me detyrë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore./ZËRI