Aktualitet

Shqiptari dënohet me 15 vite burg në Angli, tentoi të vrasë gruan në sy të vajzave të vogla

Gjatë gjykimit të tij, gjyqtari dëgjoi sesi Zefi, i cili për herë të parë hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe në vitin 2000 me kamion nga Franca, ishte një njeri aq kontrollues saqë ia ndaloi Natalisë, nënës së katër fëmijëve të tyre, të kishte një telefon personale.

k.m.
Shqiptari dënohet me 15 vite burg në Angli, tentoi të vrasë
Petrit Zefi

BRITANI E MADHE- 44-vjeçari shqiptar Petrit Zefi është dënuar me 15 vite burg në Angli, pasi akuzohej për dhunë në familje dhe tentativë vrasjeje. Zefi ka goditur me thikë kuzhine në kokë dhe në kyçin e dorës bashkëshorten e tij Natalie, pasi mendonte se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore. Ndaj, sipas mediave të huaja, mbi shqiptarin rëndojnë akuzat për tentativë vrasje.

Gjatë gjykimit të tij, gjyqtari dëgjoi sesi Zefi, i cili për herë të parë hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe në vitin 2000 me kamion nga Franca, ishte një njeri aq kontrollues saqë ia ndaloi Natalisë, nënës së katër fëmijëve të tyre, të kishte një telefon personale. Ai shkonte kudo me të dhe kontrollonte çdo qindarkë që ajo merrte nga përfitimet shtetërore dhe një biznes të vogël rinovimi mobiljesh që ata drejtonin së bashku.

Derisa më 11 nëntorin e kaluar, teksa ndodheshin në shtëpinë e mikes së familjes Katie Cook në Newquay, Zefi mbylli derën e dhomës ku ndodheshin Katie dhe vajza e saj Hanna dhe shkoi në dhomën e gjumit ku Natalie dhe vajza e tyre Lola po flinin. Zefi hyri në dhomë, mbylli derën pas tij. Aty goditi gruan e tij një herë në majë të kokës, gjë që bëri që maja e thikës t'i këputej dhe t'i futej në kafkë, më pas e goditi përsëri me thikë në majë të kokës. Më pas, Natalie ngriti krahun në vetëmbrojtje dhe Zefi e goditi me thikë në kyçin e majtë.

Ndërsa Natalie bërtiste, Kate hyri në dhomë dhe arriti ta ndalonte. Zefi hodhi thikën dhe u largua nga prona duke bërtitur 'ajo po më tradhëton' dhe më pas u arrestua nga policia jashtë një lokali aty pranë.

Në mbrojtje të tij, Zefi i tha jurisë se alkooli i kishte shkatërruar jetën, i kishte prishur marrëdhëniet me fëmijët dhe i kishte prishur marrëdhëniet me gruan e tij prej 22 vitesh. Ai tha se nuk mbante mend asnjë nga ngjarjet e asaj nate sepse kishte qenë shumë i dehur dhe gjithashtu nën ndikimin e kokainës./ZËRI

Poll

MOS HUMB