Aktualitet

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër/ Banorët e zonës nuk njoftohen, policia: Nuk përbën rrezik

Policia thotë se shqiptari nga Kosova, nuk e ka pasur të vështirë që të arratiset, pasi ka pëfituar nga disa orë pushimi nga burgu gjatë drekës të martën dhe është arratisur. 

a.l
Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër/ Banorët e zonës nuk
Policia në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Vendodhja e tij nuk është lokalizuar ende, ndërsa policia po heton rastin. Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch, emigranti nga Kosova mund të mos jetë në Zvicër.

Policia thotë se shqiptari nga Kosova, nuk e ka pasur të vështirë që të arratiset, pasi ka pëfituar nga disa orë pushimi nga burgu gjatë drekës të martën dhe është arratisur. 

"I burgosuri nuk u vu re kurrë për sjellje të dhunshme gjatë qëndrimit të tij në Wauwilermoos dhe gjithmonë kthehej nga pushimi i tij në orën e caktuar", thotë Daniel Graf, zëdhënës i shtypit për Departamentin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Lucernit (JSD), për Zentralplus.

Për këtë arsye opinioni nuk u informua për arratisjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB