
TIRANË- Zbardhen emrat e ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë të arrestuar ditën e sotme nga SPAK. Në pranga kanë rënë pranga krahu i djathtë i Erjon Veliajt, Maringlen Qato si dhe Redian Molla. Po ashtu është ngritur sërish akuzë për ish-drejtorin e Veliajt, Taulant Tusha, i cili ndodhet në burg. Ndërsa detyrim paraqitje janë lënë Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Elantina Zere, Deborah Keçi.
EMRAT:
Arrest me burg
Mariglen Qato
Redi Molla
Taulant Tusha
Detyrim paraqitje
Enton Punavija
Julian Zanaj
Albano Janku
Nestor Muhamellari
Eglantina Zere
Deborah Keçi



Taulant Tushe, ish-drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës

Deborah Keçi ish-drejtoresha e klubit shumësportësh të Tiranës

Albano Janku, ish-gjyqtari i njohur i Superiores

Ish- drejtori i transportit në Bashkinë Tiranë

Redi Molla, ish- drejtor i Përgjithshëm i UKT

Ish-Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Tiranë, Mariglen Qato
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur 9 masa sigurie, mes tyre për ish zyrtarë të bashkisë së Tiranës. Nga 9 masa sigurie, 3 prej tyre janë arrest në burg, ndërsa 6 të tjerat janë detyrim paraqitje. Sipas SPAK për gjatë kohës që kanë ushtruar funksionin e Drejtorit kanë shpallur fitues kompaninë që ai dhe Mariglen Qato ishin ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k./ZËRI