
TIRANË- Ndryshimet klimatike, ngrohja globale dhe fatkeqësitë natyrore që mund të vijnë prej tyre duket se kanë “frikësuar” dhe shqiptarët, të cilët kërkojnë më shumë angazhim drejt këtyre çështjeve. Sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillimi, shqiptarët tremben nga këto ndryshime, por…nuk duan të kontribojnë për pakësimin e dëmeve dhe kalimin në “green economy”.



Siç dhe mund të shihet në grafik, ata trembën më së shumti për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ndërkohë që janë skeptik tek konbtributi që ata do të japin. Rezulton se më shumë se 80% janë mbështetës të politikave të gjelbërta, por nëse bëhet fjalë për të paguar taksa më të larta, janë skeptikë dhe tërhiqen.

Mbështetësit më të shumtë të zbatimit te politikave të gjelbërta janë gratë dhe qytetarët e arsimuar që ndjekin ndryshimet klomatike dhe ndryshimet globale./Zëri