Energji & Mjedis

Digat, KKMD: 50 kanë rrezik të lartë, të instalohen sisteme alarmi

Sipas diskutimeve të zhvilluara në KKDM, kërkohen që të instalohen sisteme alarmi për të paralajmëruar rrezikun që mund të shtohet në momente të caktuara.

k.m.
Digat, KKMD: 50 kanë rrezik të lartë, të instalohen sisteme
Foto ilustruese

TIRANË- Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) në takimin e fundit të zhvilluar në muajin Tetor, kanë dalë në përfundimin se të paktën 50 diga të mëdha në vend cilësohen se kanë rrezik të lartë. Sipas diskutimeve të zhvilluara në KKDM, kërkohen që të instalohen sisteme alarmi për të paralajmëruar rrezikun që mund të shtohet në momente të caktuara.

"Në bazë të informacionit të ardhur pranë KKDM nga shumica e shfrytëzuesve të digave të mëdha rezulton se me 150 diga të mëdha janë me risk të konsiderueshëm në lidhje me dëmtimet dhe humbjet e njerëzve. 50 prej këtyre digave janë me risk të lartë dhe është e domosdoshme të instalohen sisteme alarmi për njoftime në kohë reale dhe online. Për sa më sipër, KKDM vendosi që tu kërkojë shfrytëzuesve të këtyre digave të marrin masat e duhura për hartimin e projekteve për sistemet e alarmit online në kohë reale,"-është bërë me dije në mbledhje. 

Digat, KKMD: 50 kanë rrezik të lartë, të instalohen sisteme

Komiteti ka parashtruar se gjatë vitit 2023 ka marrë edhe informacion për digat e mëdha në vend nga ku ka rezultuar edhe shifra mbi ato me rrezik të lartë në lidhje me dëmet dhe humbjet e njerëzve në zonat poshtë tyre. Ndaj edhe në disa diga është kërkuar ndërhyrje, duke nisur nga rezervuari i Farkës, duke shkuar më tej edhe në HEC-et e tjera në vend. 

"Projektuesit kanë kryer llogaritjet e valës vërshuese në rastet e prishjes së digës, hartimin e planit të gadishmërisë në rastet e emergjencave civile, etj. Rehabilitimi i digës së rezervuarit të Farkës të miratohet në lidhje me punimet emergjente që kërkohen për rehabilitimin e digës së parashikuar në projekt siç janë sistemi i drenazhimit dhe punimet përforcuese. Kontrolli shtetëror 5-vjeçar i digës së HEC Banjë, i kryer nga një grup pune i përberë nga përfaqësues të KKDM, MIE, AKBN dhe KTPD. Në bazë të konstatimeve, trupi i digës së HEC Banjë është në gjendje të qëndrueshme dhe elementet kryesorë të saj janë në funksion dhe të monitoruara. Po ashtu, u ra dakord që ti kërkohet shfrytëzuesit të digës Devolli HP të marrë masat e duhura për plotësimin e rekomandimeve të dhëna nga grupi i punës."

Në shtator të vitit të shkuar, sipas të dhënave zyrtare që raportonte i njëjti autoritet nënvizon se vlerësohet se ka një numër të konsiderueshëm ndërtimesh pa leje në infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet. Në tërësi është kërkuar që të bëhet një rivlerësim i gjendjes së digave mbi 20- vjeçare dhe të bëhet ndërhyrje emergjente në ato raste kur situate shfaqet me problematike./Zëri

Poll

MOS HUMB