Aktualitet

Shqipëria në 'black out' për 30 minuta/ Kreu i ERE: Ende nuk dihet çfarë ndodhi, presim hetimet

Sipas Ahmetit, ende nuk dihet se çfarë realisht ndodhi, dhe përgjigjja mund të merret vetëm pas hetimeve të plota.

E.K
Shqipëria në 'black out' për 30 minuta/ Kreu i ERE:
Petrit Ahmeti

TIRANË- Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti ka raportuar këtë të hënë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku prezantoi raportin vjetor të ERE. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal dhe tek ngjarja e paprecedentë e regjistruar më 22 Qershor ku Shqipëria ra në një “black out”, total dhe energjia elektrike u stakua në të gjithë vendin. Ndërkohë, e njëjta situatë u regjistrua dhe në tre vende të rajonit (Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnje Hercegovina). Sipas Ahmetit, ende nuk dihet se çfarë realisht ndodhi, dhe përgjigjja mund të merret vetëm pas hetimeve të plota.

Petrit Ahmeti: Është një situatë e vështirë në të gjithë rajonin. Defektet në linjat 400 kilovolt nuk para ndodhin dhe duan një analizë serioze. Ne presim analizën e këtij fenomeni, nuk është se ndodhi vetëm tek ne por edhe në fqinjët tanë. Ka qenë një defekt që ka ndodhur përpara me Malin e Zi dhe më pas me Greqinë. Aktualisht institucionet janë duke analizuar fenomenin sepse ende nuk dihet se pse ndodhi. Ju garantoj se nuk mund të jetë një problem i brendshëm që ndikon linjat e vendit. Presim raportin e ekspertëve të BE për këtë defekt. Ne sot morëm një informacion që brenda një kohe të shkurtër u vendos në punë sistemi shqiptar. Analiza do të na vë në dispozicion edhe arsyen se përse ndodhi kjo fikje e energjisë. Është ccështje sensitive, prandaj duhet të presim e analizës.

Më 22 Qershor në të gjithë vendin energjia elektrike u shkëput për 30 minuta duke shkaktuar panik tek qytetarët. Mbetet ende e paqartë se çfarë ndodhi saktësisht, pasi hetimet sapo kanë nisur. Paraprakisht u raportua se problemi është regjistruar fillimisht në Greqi dhe Malin e Zi. Ndërkohë nga autoritetet shqiptare u tha fillimisht se rrjeti ra për shkak të temperaturave të larta./ZËRI

Poll

MOS HUMB