Aktualitet

Shpërthime në gurore në Dimal, procedohet administratori, banorët: Ishte si vullkan, janë dëmtuar banesat

Banorët ankohen për lëvizjen e themeleve si dhe të çara në brendësi dhe jashtë tyre.

F.I
Shpërthime në gurore në Dimal, procedohet administratori,
FOTO ILUSTRUESE

BERAT-Disa shpërthime të një pas njëshme janë dëgjuar pas mesnatës së 21 shtatorit në fshatin Pashalli, të Bashkisë Dimal, në Qarkun e Beratit. Shpërthimi i fuqishëm, të cilit i referohen banorët, ka ardhur nga gurorja përballë fshatit, që ka përdorur lëndë plasëse për nxjerrjen e gurëve. Pesë banesa në një fshat të Bashkisë Dimal, kanë pësuar dëmtime si pasojë e shpërthimeve gjatë aktivitetit për nxjerrjen e gurit që ndodhet në zonë. Banorët ankohen për lëvizjen e themeleve si dhe të çara në brendësi dhe jashtë tyre.

Në lidhje me ngjarjen është proceduar penalisht administratori i një guroreje në Dimal, A.Ç, 51 vjeç. Dëmtimet e shkaktuara nga shpërthimet janë në shqyrtim, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

“Në fshatin Pashalli dyshohet se janë kryer shpërthime me lëndë plasëse dhe si pasojë janë dëmtuar disa banesa”, tha Policia Vendore e Policisë së Qarkut të Beratit, në një informacion të shpërndarë për mediat parditen e së hënës.

Burime nga Posta e Policisë së Dimalit bënë me dije për BIRN se ankesat e banorëve të zonës kanë qenë të shumta kohët e fundit për shkak të ndotjes që vjen si rezultat i pluhurit që shkaktohet në ajër, gjatë kohës që subjektet vënë në punë pajisjet, ndërkohë që për rastin e fundit akuzojnë se janë përdorur dhe lëndë plasëse. 

“Ishte si vullkan, çfarë tërmeti, se tërmetin e përballojmë“, shprehet një nga banorët për TCH.

“Të vijnë të na i hedhin shtëpitë në erë këtu në vend, se që atje na i kane hedhur. Kanë plasur shtëpitë të tëra, të vijnë t’i shikojnë”, shprehet një tjetër banor.

Dëmtimet e shkaktuara nga shpërthimet janë në shqyrtim, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB