Aktualitet

Shpërthim në portin e Sarandës, humb jetën polumbari

Policia ndodhet në vendngjarje.

f.t
Shpërthim në portin e Sarandës, humb jetën polumbari
pamje nga ngjarja

SARANDË- Një shpërthim i fortë është raportuar në afërsi të portit të Sarandës. Një polumbar ka humbur jetën. Dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit. Policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Sot, në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një polumbari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB