
GREQI- Një 46-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili dhunoi partneren e tij 25 vjeç me levë, ka pranuar krimin përballë trupit gjykues dhe është dënuar nga drejtësia helene me 4 vite heqje lirie, pa të drejtë lirimi me kusht. Protothema shkruan se burri u shpreh përballë togave të zeza se ishte hera e parë që ai ishte sjellë i dhunshëm, për shkak se ishte në gjendje të dehur.
Gruaja nga ana e saj ka treguar se në dy vite që jetojnë bashkë, kjo është të paktën hera e katërt që e godet me grusht në fytyrë dhe e godet me shufër hekuri.
Në herët e mëparshme ajo nuk e kishte denoncuar, pasi shqiptari e bindte duke i kërkuar falje por edhe duke e kërcënuar se nëse ajo zbulonte të vërtetën do ta godiste sërish. Në ngjarjen e fundit fqinjët kanë njoftuar Policinë, por siç deklaroi edhe 25-vjeçarja do të bënte të njëjtën gjë pasi kishte arritur kufijtë./ZËRI