Aktualitet

Shpërthim me tritol në një banesë në Krujë

Nuk dihet ende nëse pronari i banesës ka pasur konflikte të mëparshme me persona të tjerë

E.K
Shpërthim me tritol në një banesë në Krujë
Foto ilustruese

KRUJË- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Krujë.

Burime nga policia bëjnë me dije për ZËRI-n se rreth orës 03:00, në lagjen Nr. 1, Krujë, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit B. K., (te dera e banesës), dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nuk dihet ende nëse pronari i banesës ka pasur konflikte të mëparshme, ndërsa ai do të merret në pyetje, për të zbardhur më shumë detaje mbi ngjarjen.

Poll

MOS HUMB