Bota

Shpërthim afër një pike karburanti në Zveçan, dyshime ndaj serbëve të Kosovës

Në kohën e shpërthimit pika e karburantit kishte qenë e mbyllur, duke shtuar dyshim se ky shpërthim nuk ka ndodhur rastësisht.

M.M
Shpërthim afër një pike karburanti në Zveçan, dyshime
vendi i shpërthimit

ZVEÇAN- Mëngjesin e të dielës (29 shtator) banorët e Zveçanit u zgjuan nga një shpërthim i fuqishëm. Policia e Kosovës bëri me dije se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti në qendër të Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Rreth mesnatës, në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit, ka ndodh një shpërthim. Rasti cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” tha  zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Në kohën e shpërthimit pika e karburantit kishte qenë e mbyllur, duke shtuar dyshim se ky shpërthim nuk ka ndodhur rastësisht. Zveçani ndodhet në një nga komunat e banuara me serbë në Kosovë dhe ky shpërthim vjen në një moment kur tensionet janë kryesisht të larta sidomos muajt e fundit./ ZËRI

Poll

MOS HUMB