
"Gega Oil" ku ka ndodhur shpërthimi
TIRANË- Autoboti në karburantin “Gega Oil” në autostratën Tiranë-Durrës, ka shpërthyer këtë mesditë. Si pasojë e shpërthimit, mësohet se kanë mbetur të plagosur dy punonjësit e karburantit, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në njoftimin zyrtar, Policia e Durrësit bëri me dije se zjarri është vënë nën kontroll dhe autostrada është liruar. Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.
Poll