
BELGJIKË- Një 29-vjeçar shqiptar, baba i tre fëmijëve, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije është dënuar këtë të mërkurë me 6 vjet burg nga gjykata e Paderbornit në Gjermani për trafik droge. I riu shërbente si korrier i një bande që merrej me trafikimin e kokainës. Ai u arrestua në prill të këtij viti në kufirin gjermano-belg pas një operacioni të gjërë policor. Ai e kishte fshehur drogë brenda një çelësi elektrik.
Sipas Policisë, 29-vjeçari e sillte drogën në Gjermani nga Belgjika. Droga si fillim dorëzohej në Paderborn dhe Düsseldorf dhe prej andej shpërndahej tek klientët. Kreu i bandës dyshohet se Paderborn, por autoritetet ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij. Ndërkohë shqiptari nuk ka folur për bandën.
I riu kërkon që të deportohet menjëherë në Shqipëri që të jetë pranë familjes. Më sallën e gjyqit, avokati i çështjes Klaus Kirchner tha se 29-vjeçari ka frikë të flasë pasi i rrezikohet jeta e familjes. Dyshohet se shqiptari merrte deri në 450 euro për kilogram kokainë./Zëri