Aktualitet

Merr flakë kabina elektrike në Fier, dhjetëra familje pa energji

Një kabinë elektrike ka shpërthyer në flakë gjatë ditës së sotme në qytetin e Fierit. Si pasojë, dhjetëra familje mbeten pa energji.

D.XH
Merr flakë kabina elektrike në Fier, dhjetëra familje pa energji
Merr flake kabina elektrike

FIER – Një kabinë elektrike ka shopërthyer në flakë në lagjen “Kastriot Muço’ të qytetit të Fierit. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe zjarrfikëset.

Shkak për djegien e kabinës dyshohet se është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga incidenti i rëndë, dhjetëra familje kanë mbetur pa energji.

Operatorët e OSHEE janë parë në terren, në përpjekje për të kthyer energjinë elektrike./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB