
Makina e djegur ne Vlore
VLORË- Një automjet i tipit një “BMW X5” është shkrumbuar nga flakët në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, ndërsa ka dyshime se mjeti mund të jetë djegur qëllimisht.
Burime zyrtare nga policia e Vlorës, bëjnë me dije se ky automjet është në pronësi të shtetasit Andi Selmanaj, po banues në Vlorë.
Mësohet se makina ka qenë në oborrin e banesës së Selmanajt.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./ZËRI
Poll