
FUSHË KRUJË- Shkarkohet Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë-Krujë. Pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka firmosur urdhërin për shkarkimin e Durim Toskës. Ky i fundit akuzohet se ka kryer një sërë shkeljesh me etike dhe ligjore por nuk dihen detaje të tjera.
“Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, ka ndërmarë këtë hap, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cënuara nga Durim Toska, informoi në orët e vona të mbrëmjes së sotme (Ora 22:30, 2 dhjetor 2023). Vendimi vjen në përshtatje me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në sistemin e drejtësisë,”- thuhet në njoftim./ZËRI