Aktualitet

Shiste kokainë gjatë festimeve të karnavaleve, arrestohet shqiptari në Itali

Media italiane shkruan se gjatë monitorimit të shtuar të festave, kur kërkesa për drogë rritet në mesin e mijëra turistëve, katër policë të patrullës së lagunës ndaluan një 22-vjeçar shqiptar dhe e dërguan në komisariat.

F.m
Shiste kokainë gjatë festimeve të karnavaleve, arrestohet
Foto Ilustruese

ITALI- Një shqiptar është vënë në pranga nga auatoritetet italiane pasi është kapur duke shitur lëndë narkotike. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është pikasur në një festë karnavalesh në Venecia.

Media italiane shkruan se gjatë monitorimit të shtuar të festave, kur kërkesa për drogë rritet në mesin e mijëra turistëve, katër policë të patrullës së lagunës ndaluan një 22-vjeçar shqiptar dhe e dërguan në komisariat. Ata e kishin parë për një kohë teksa lëvizte përgjatë Strada Nuova nga Santi Apostoli drejt Ponte delle Guglie dhe të jepte përshtypjen e dikujt që përpiqej t'i shmangej vështrimit të policisë.

22-vjeçari e kishte fshehur kokainën në të brendshme. Atij iu sekuestruan 40 doza kokaine.

Poll

MOS HUMB