Aktualitet

Veliaj ankimon masën e sigurisë “arrest me burg”

Ankimimi është nisur me postë dhe pritet që të shqyrtohet në seancën që do të mbahet në Gjykatën e Apelit.

F.m
Veliaj ankimon masën e sigurisë “arrest me burg”
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka ankimuar masën e sigurisë “arrest me burg” që është caktuar ndaj tij nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Veliaj ndodhet në qeli që prej datës 10 shkurt, kur ai doli nga zyra e tij në Bashkinë e Tiranës me një dosje në duar, për tu transportuar në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”. Ankimimi është nisur me postë dhe pritet që të shqyrtohet në seancën që do të mbahet në Gjykatën e Apelit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “detyrim paraqitjeje”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB