Aktualitet

Shi e vranësira, si pritet të jetë moti javën që vjen, merr kthesë për Shën Valentin

Të martën pritet të ketë kthjellime dhe alternime vranësirash, ndërsa në ditët në vazhdim do të kemi një mot të qëndrueshëm.

F.m
Shi e vranësira, si pritet të jetë moti javën që vjen,
Moti

TIRANË- Java që po vjen do të vijojë të dominohet nga reshje të dendura shiu dhe një mot me temperature të ulëta. Shërbimi Meteorologjik bën me dije se dita e hënë nis me një mot të paqëndrueshëm, pasi do të ketë reshje dhiu dhe dëbore.

Të martën pritet të ketë kthjellime dhe alternime vranësirash, ndërsa në ditët në vazhdim do të kemi një mot të qëndrueshëm. E premtja që përkon dhe me 14-Shkurtin, ditën e Shën Valentinit që njihet dhe si dita e të dashuruarve do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare.

Parashikimi i plotë:

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga një “luftë” dhe “përplasje” e qarkullimit anticiklonar me masa ajrore të lagështa veriperëndimore me qarkullimin ciklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta jugperëndimore. Ditën e Hënë moti do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e rrebesheve afatshkurtra dhe shtrëngatave në pothuajse të gjithë territorin. Reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët përgjatë maleve në veri, verilindje dhe juglindje të vendit. Ditën e Martë moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në qendër dhe në lindje të vendit. Ditën e Mërkurë, të Ejnte dhe të Premte moti parashikohet i qëndrueshëm me mbizotërim të motit të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare. Era në pjesën më të madhe të ditëve do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri 16m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë. Mjegulla dhe mjegullina do të jenë prezente gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Shi e vranësira, si pritet të jetë moti javën që vjen,
Parashikimi
Poll

MOS HUMB