
Foto ilustruese
GRAMSH- Një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet Z.D është vënë në prangat e Policisë së Gramshit pasi ka goditur me sende të forta të vëllanë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes vëllezërve për shkaqe pronësie. I vëllai fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Z. D., 40 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllanë e tij''./Zëri.ai
Poll