Aktualitet

Sherr në një lokal, plagoset me armë zjarri i riu në Durrës

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

k.m.
Sherr në një lokal, plagoset me armë zjarri i riu në
Foto ilustruese

DURRËS- Një konflikt i çastit ka sjellë edhe plagosjen e një 25-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Sipas të dhënave që ka bërë me dije Policia e Shtetit, pas një konflikti mes 5 personave është nxjerrë arma e zjarrit, ku i plagosur në këmbë ka mbetur 25-vjeçari, i cili është identifikuar me inicialet R.C. Në pranga ka përfunduar 51-vjeçari A.K., ndërsa në kërkim është shpallur djali i tij, po 25 vjeç. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Pas një konflikti të çastit, në një lokal, u plagos me armë zjarri një 25-vjeçar, rast për të cilin Policia arrestoi menjëherë një 51-vjeçar dhe po punon për kapjen e djalit të tij. Rreth orës 03:20, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në një lokal në lagjen nr. 13, ndërmjet shtetasve R. C., 25 vjeç, K. C., 40 vjeç dhe M. C., 28 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Fllakë, dhe shtetasve A. K., 51 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, babë e bir, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi R. C., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e dyshuar të plagosjes, shtetasi A. K., si dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, shtetasit E. K.. Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë penale të shtetasve të përfshirë në konflikt, si dhe për të provuar ligjërisht rrethanat e tjera të këtij rasti./ZËRI

Poll

MOS HUMB