Aktualitet

Sherr mes shqiptarit dhe 2 afrikanëve në burgun italian, plagosen 2 policë

Njëri prej të burgosurve (nuk dihet nëse ishte shqiptari apo njëri prej afrikanëve), i armatosur me brisk kërcënoi se do të dëmtonte veten nëse ndokush i afrohej.

a.l
Sherr mes shqiptarit dhe 2 afrikanëve në burgun italian, plagosen 2
Foto ilustruese

ITALI- Një sherr mes tre të burgosurve, 2 afrikano-veriorë dhe një shqiptar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në burgun e Ternit në Itali. Dy policë kanë mbetur të plagosur pasi ndërhynë për të ndaluar sherrin mes tyre. 

Siç raportojnë mediat italiane, njëri prej policëve ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Njëri prej të burgosurve (nuk dihet nëse ishte shqiptari apo njëri prej afrikanëve), i armatosur me brisk kërcënoi se do të dëmtonte veten nëse ndokush i afrohej. Policët e dëmtuar po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në infermieri./ZËRI

Poll

MOS HUMB