Aktualitet

Sherr mes adoleshentëve në berberhanen në Vlorë, dy të plagosur

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Vlorës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

f.t
Sherr mes adoleshentëve në berberhanen në Vlorë, dy të
PAMJE NGA VENDNGJARJA

VLORË-Një sherr mes disa personave ka ndodhur në një berberhane në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen '1 Maji' ku të paktën katër shtetas përkatësisht 18 dhe 19 vjeçarë janë përleshur me 5 shtetas të mitur. Si pasojë e sherrit, janë plagosur dy adoleshentë të moshave 17 dhe 15 vjeç. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Vlorës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin. Policia ka shoqëruar 9 adoleshentë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:50, në lagjen “1 Maji”, në rrugë, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, shtetasit K. C., 19 vjeç, F. Sh., 19 vjeç, D. I., 18 vjeç, G. C., 18 vjeç me 5 shtetas të mitur, të moshave 14-16 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i kanë shoqëruar të gjitha këta shtetas, në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Grupet hetimor po punojn për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB