Aktualitet

Sherr masiv mes disa personave në Vlorë, ndërhyn Policia

Disa persona janë përfshirë në një përplasje fizike me njëri-tjetrin për arsye që ende nuk dihen.

k.m.
Sherr masiv mes disa personave në Vlorë, ndërhyn Policia
Foto ilustruese

VLORË- Një konflikt ka ndodhur në Vlorë. Disa persona janë përfshirë në një përplasje fizike me njëri-tjetrin për arsye që ende nuk dihen. Teksa përballeshin me skenën e dhunshme, banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit. Këta të fundit kanë mbërritur në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Megjithatë ende nuk dihet shkaku i përplasjes së ndodhur, pasi Policia e Vlorës nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Vetëm pak ditë më parë, një sherr masiv ndodhi në Lungomaren e Vlorës, ku "protagonistë" ishin policë të qarkullimit rrugor dhe qytetarë. Sherri ka ndodhur pas ndalimit nga policia të një të riu që lëvizte në këtë zonë të populluar të qytetit me një skuter elektrik të marrë me qira, e menjëherë pranë tyre janë ofruar edhe dy pronarët e biznesit, Rudi Pashaj dhe Klaudio Pashaj. Dy vëllezërit përkatësisht 29 dhe 23 vjeç fillimisht debatuan dhe më pas u përplasën fizikisht me efektivët, që përfunduan me fraktura në spital./ZËRI

Poll

MOS HUMB