Aktualitet

Sherr dhe shkopinj gome në mes të Lungomares, përplasje mes policisë dhe qytetarëve, disa të shoqëruar

Sherr masiv në Vlorë, polici qëllon qytetarin me shkop gome

E.K
Sherr dhe shkopinj gome në mes të Lungomares, përplasje mes
sherr masiv ne vlore

VLORË- Një sherr midis punonjësve të policisë së Vlorës dhe disa qytetarëve është shënuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 01 e 30 në hyrje të Lungomares.

Sherri ka nisur me të shara dhe ka degraduar në përplasje me grushte dhe me shkelma.

Përplasja midis punonjësve të policisë ka qenë me disa persona që jepnin me qira skutera elektrik.


Të gjithë punonjësit janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të Vlorës, ndërsa ende nuk dihet shkaku i konfliktit. Një prej efektivëve të policisë ka qëlluar me shkop gome në drejtim të qytetarëve, me qëllim neutralizimin e tyre. /ZËRI

Poll

MOS HUMB