Aktualitet

Po ndihmonte qytetarin që të ndërronte gomën e autobotit me ujë, humb jetën efektivi i policisë (Emri)

Ngjarja aksidentale ka ndodhur në periferi të qytetit të Elbasanit

E.K
Po ndihmonte qytetarin që të ndërronte gomën e autobotit me
Foto ilustruese

ELBASAN- Një efektiv policie ka humbur jetën pas një ngjarje aksidentale që ka ndodhur pasditen e djeshme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mlizë në Njësinë Administrative Shushicë gjatë të Premtes.

Burime jo zyrtare bënë me dije se 62 vjeçari Edmond Brahimaj, efektiv i policisë rrugore ka mbetur i dëmtuar rëndë ndërsa po i jepte ndihmë një personi për të ndërruar gomën e dëmtuar të një autoboti uji në fshatin Mlizë.

Fatkeqësisht gjatë manovrimit të heqjes së krikut depozita i ka rënë mbi trupin e 62-vjeçarit duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Pavarësisht transportit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe trajtimit mjekësor, 62 vjeçari për shkak të dëmtimeve të rënda ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Poll

MOS HUMB