Aktualitet

Shembja e skelës në Hamburg, 5 viktimat dyshohen shqiptarë, pse u raportuan si bullgarë

Dyshohet se shqiptarët ishin duke punuar në të zezë, prandaj raportimi i tyre nga mediat gjermane është dhënë si bullgarë

E.K
Shembja e skelës në Hamburg, 5 viktimat dyshohen shqiptarë, pse u
Pamje e punetoreve jashte kantierit

GJERMANI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Hamburg, ku si pasojë e rrëzimit të skelave kanë humbur jetën 5 punëtorë, të cilët fillimisht u raportuan si shtetas bullgarë. Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se në mesin e viktimave ka shqiptarë, të cilët punonin në të zezë, dhe pa letra, e për këtë shkak raportimi i tyre është bërë si shtetas bullgarë. Burimet bëjnë me dije se njëri prej viktimave është nga Burreli, ku dhe familja është njoftuar përmes miqve për vdekjen e tij.

Në një mesazh që është publikuar nga JOQ, të shqiptarëve që punojnë në Hamburg thuhet se të 5-të viktimat janë shqiptarë, ndërsa disa të tjerë raportohen ende të humbur, për shkak se në kantierin në fjalë, punonin 1400 persona. Sipas tyre, tre të rinj ishin nga Elbasani, një nga Burreli dhe një tjetër nga Dibra. Të gjithë shqiptarët thuhet se punonin në të zezë dhe gjatë ditës së sotme bashkëatdhetarët e tyre do mblidhen për të denoncuar ngjarjen e rëndë.

Mesazhi i shqiptarëve:

"Pershendetje ne Hamburg kan mbetur te vdekur 5 shqiptar ne pune . Nuk e thone mediat se jane shqiptare, po 3 cuna jane nga Elbasani qe kan vdek, nje eshte nga Burreli e nje nga Dibra, qe i njoh vete, a kupton. Gjith kan qen nte zeze. Neser do mblidhemi gjith cunat, shperndajeni se gjynah". 

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:10 të ditës së hënë në kantierin e ndërtimit të Überseequartier. Skela në katin e tetë me punëtorë ndërtimi në të u shemb. Shërbimet e urgjencës që mbërritën fillimisht gjetën tre të vdekur dhe një tjetër në gjendje të rëndë, i cili humbi jetën në spital. Në orët e para të pasdites ata zbuluan një tjetër person të vdekur.

Rreth 1,400 njerëz punonin rregullisht në këtë kantier, por të hënën, sipas zjarrfikësve, ishin vetëm 700 punëtorë. Në godinën shumëkatëshe ku ndodhi dhe aksidenti i rëndë do të ndërtoheshin njësi tregtare, zyra, hotele dhe restorante. Punonjësit e evakuuar janë marrë në pyetje për të mësuar më shumë rreth shkaqeve të aksidentit tragjik./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB