Aktualitet

Shembja e aksit Korçë-Ersekë/ ARRSH, Bashkia Kolonjë dhe kompania e punimeve paditen në SPAK

Kallëzimi është ngitur për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”.

f.t
Shembja e aksit Korçë-Ersekë/ ARRSH, Bashkia Kolonjë dhe
aksi Korçë-Ersekë

KORÇË- Një segment i aksit rrugor Korçë-Ersekë është shembur një ditë më parë. Si pasojë e dëmtimit në rrugë ARRSH është kallëzuar në SPAK.

Ka qenë avokati i Korçës Esmerald Xhafa, i cili pas shembjes së segmentit rrugor në aksin Korçë-Ersekë ka ngritur sot një kallëzim penal në SPAK për ARRSH, Bashkinë e Kolonjës dhe Kompaninë që po kryen investimin. kallëzimi është ngitur për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Përveç projektit, Xhafa ka bashkangjitur dhe pamje filmik ku fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin i cili është bërë ndryshe nga projekti.

Shembja e aksit Korçë-Ersekë/ ARRSH, Bashkia Kolonjë dhe
KALLËZIMI

Rruga e re Korçë-Ersekë me gjatësi 35 kilometra pritet të inaugurohej në qershor të vitit të shkuar, por ndërsa të gjitha afatet janë shkelur, aksi jo vetëm që nuk ka përfunduar, por pas incidentit është bërë i pakalueshëm. Aktualisht rruga është e dëmtuar për shkak të çarjes së thellë të rrugës dhe rrëshqitjeve masive. Dëmtimi i madh i rrugës ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Qarrit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB