Aktualitet

Shembet çatia e ndërtesës ku po punonte/ Shqiptari bie nga shkallët, ndërron jetë në vend

Viktima ishte pronari, së bashku me dy ortakë të tjerë, i kompanisë që po kryente punimet.

f.t
Shembet çatia e ndërtesës ku po punonte/ Shqiptari bie nga
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Një tjetër aksident në punë dhe një tjetër viktimë është shënuar. Një punëtor shqiptar, 36-vjeç, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa po kryente punime rinovimi në një pallat në qendër të Magenta-s, në provincën e Milanos, raportojnë mediat vendase.

36-vjeçari ishte duke kryer punime rinovimi në një ndërtesë në qendër të Magenta-s, kur për arsye ende të paqarta, çatia u shemb dhe punëtori ra nga shkallët, duke vdekur në çast. Viktima ishte pronari, i cili së bashku me dy ortakë të tjerë të kompanisë po kryente punimet.

Nuk raportohet për të lënduar të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB