Aktualitet

Sekuestrohen 7 ton kafe kontrabandë në Qafë Thanë, një i arrestuar dhe 5 në kërkim

Një 33-vjeçar është arrestuar dhe pesë persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kontrabandonin mallra të ndryshme. 

I.F
Sekuestrohen 7 ton kafe kontrabandë në Qafë Thanë, një
Pamje të kafesë

TIRANË- Një 33-vjeçar është arrestuar dhe pesë persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kontrabandonin mallra të ndryshme. Sipas policisë sasia e kafesë u fut nga Qafë-Thanë me dokumente të falsifikuara, ndërsa kamioni nuk u zhdoganuar në Vorë por në banesën e të arrestuarit. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit 33-vjeçarit, në Thumanë, Policia gjeti dhe sekuestroi, 28 paleta me kafe, me peshë rreth 7 tonë, të cilat ishin kontrabanduar.

“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshme, arrestuan shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, punohet për kapjen e shtetasve E. T., 30 vjeç, M. T., 33 vjeç, A. Ç., 33 vjeç, I. Ç., 35 vjeç, dhe A. S., 33 vjeç,” -njofton Policia. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB