Aktualitet

Ryshfet te shefat e Tiranës? AMP për "Zëri.ai": Po bëjmë verifikime

Zëri.ai u interesua prej disa ditësh për të marrë një informacion nga AMP, se çfarë është bërë me çështjen e vajzës, a janë verifikuar komunikimet e saj me zyrtarët e PSH, përfshirë edhe drejtorin e AMP, Ardi Veliu. 

f.g
DEGJOJE ARTIKULLIN
Ryshfet te shefat e Tiranës? AMP për "Zëri.ai": Po
Foto ilustruese

TIRANE- Agjencia e Mbikqyrjes Policore është duke kryer verifikime për denoncimin e vajzës "Erika", që deklaroi në "Fiks Fare" se ishte pjesë e një rrjeti prostitucioni në Tiranë, ku dy zyrtarë të drejtorisë vendore të Policisë, merrnin rregullisht ryshfet.

Zëri.ai u interesua prej disa ditësh për të marrë një informacion nga AMP, se çfarë është bërë me çështjen e vajzës, a janë verifikuar komunikimet e saj me zyrtarët e PSH, përfshirë edhe drejtorin e AMP, Ardi Veliu.

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në funksion të përmbushjes së misionit të saj, ndjek me vëmendje të shtuar çdo denoncim apo informacion të bërë publik nëpërmjet medias dhe që lidhen me objektin e punës së Agjencisë. Në lidhje me rastin e mësipërm, AMP është duke kryer verifikimet dhe për çdo paligjshmëri të konstatuar do të kryejë veprimet e nevojshme në zbatim të legjislacionit procedurial penal."-thotë AMP, pa specifikuar masat e marra apo vërtetësinë e dëshmisë.

Por çfarë thoshte Erika? Vajza tregoi se prostitucioni në këto qendra ushtrohej haptazi dhe nën "mbrojtjen" e Policisë së Shtetit. Aq e ngushtë është lidhja, saqë tregon se në muajin maj, kur të gjitha qendrat ishin të mbyllura, vetëm ajo kishte rezistuar, edhe pse ishte kapur njëherë. Tregon gjithashtu se dhe në Komisariat kishte paguar shumë para për ta mbyllur si çështje. Megjithatë ruheshin. Klientëve ua lëviznin rrobat nga një dhomë në tjetrën, që të siguroheshin që nuk do të filmoheshin. Ajo që e bën edhe më të rëndë, është fakti që në këto qendra masazhi, e zakonshme ishte dhe konsumi i lëndëve narkotike, konkretisht kokainës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB