
MALËSI E MADHE- Prangosen babë e bir. Ibrahim dhe Sadonel Bushataj, 59 dhe 18 vjeç janë vendosur në pranga paraditen e sotme, pasi akuzohen se kanë qëlluar me armë zjarri 28-vjeçarin, Emanuel Guri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, por fatmirësisht, objektivi Emanuel Guri ka mundur që të shpëtojë me një plumb në shpatull. Dyshohet se shkak i plagosjes është bërë një konflikt për motive të dobëta mes të plagosurit dhe dy të arrestuarve.
Njoftimi i Policisë:
Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir) që dyshohet se plagosën me armë zjarri 28-vjeçarin, gjatë konfliktit mes tyre, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj. Shërbimet e Komiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj, arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 59 vjeç dhe S. B., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe.
Shërbimet e Komiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj, arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 59 vjeç dhe S. B., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Zëri.ai