Aktualitet

Rrugorja bën “namin” me gjobat, 27 mijë ndëshkime në një javë, 42 shoferë në pranga

Vetëm javën që kaloi, zyrtarisht sipas policisë janë hequr 114 patenta

E.K
Rrugorja bën “namin” me gjobat, 27 mijë ndëshkime
Policia Rrugore

TIRANË- Shtimi i fluksit në rrugë, që përkon dhe me nisjen e sezonit turistik, ka sjellë dhe rritjen e numrit të gjobave që janë vendosur nga ana e policisë. Vetëm javën që kaloi, zyrtarisht sipas policisë janë hequr 114 patenta, për shpejtësi tej normave të lejuara, por edhe për përdorimin e alkoolit në timon.

Ndërkohë, 42 shoferë janë vënë në pranga, nga të cilët 29 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim të mjetit pa patentë.

Bilanci i gjobave ka qenë edhe më i madh, pasi përgjatë një jave janë ndëshkuar 27. 191 shoferë.

Policia njofton se kontrollet do të vijojnë të jenë intesive edhe në javën e ardhshme.

“Gjithashtu, gjatë javës së ardhshme, shërbimet e Policisë Rrugore do të vijojnë intesivisht monitorimet në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur mjetet inteligjente dhe bazën logjistike bashkëkohore që ka në dispozicion, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, thuhet në njoftim.


Bilanci i Policisë

-janë pezulluar 114 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;

-janë arrestuar 42 drejtues mjetesh, nga këta 29 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vënë 27 191 masa administrative, nga këto:

* 7333 për shpejtësi tej normave të lejuara;

* 1713 për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

* 1440 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

* 3143 për parakalime të gabuara.

* 876 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

* 256 për manovra të rrezikshme në rrugë;

* 298 për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit; 

* 10009 për parkim të gabuar;

* 2123 për shkelje të tjera.

Poll

MOS HUMB