Aktualitet

Rrëzohet trajleri me krom në Kalimash, humb jetën shoferi 37-vjeçar

Shoferi 37-vjeçar ka humbur jetën në vendngjarje

E.K
Rrëzohet trajleri me krom në Kalimash, humb jetën shoferi
Foto ilustruese

KUKËS- Një aksident i rëndë automobolistik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Kalimash.

Nga informacionet paraprake mësohet se është përmbysur një kamion i ngarkuar me krom dhe si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i kamionit.

Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi S. Lugja dhe punonte si shofer i një firme që shfrytëzon kromin në Kalimash.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37 vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi. 

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Poll

MOS HUMB