Aktualitet

Rrëshqet në lumë 65-vjeçari në Shkodër, polumbarët nisim kërkimet

Një 65-vjeçar nga Mitrovica ishte duke peshkuar në lumin Buna, kur ka rrëshqitur në lumë. Polumbarët nisën kërkimet për gjetjen e trupit të tij.

D.XH
Rrëshqet në lumë 65-vjeçari në Shkodër,
Lumi Buna

SHKODËR  - Një 65-vjeçar, teksa po peshkonte në breg të lumit Buna, ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë. Polumbarët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet e trupit të shtetasit nga Kosova, Hashim Syla, 65 vjeç.

Syla është banor i Mitrovicës. Kërkimet për gjetjen e trupit të tij janë duke u kryer në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, shtetasi kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Në lidhje me këtë ngjarje, është aktivizuar Forca e Sigurisë së Kosovës.

FSK ka njoftuar se po zhvillon operacion kërkim-shpëtimi në lumin Buna, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë. “Po vazhdon operacioni i Kërkim Shpetimit në lumin Buna në Republikën e Shqipërisë, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me qëllim kërkimin dhe gjetjen e qytetarit nga Kosova, i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna”, thuhet në njoftimin e FSK./ZËRI/

Poll

MOS HUMB