
TIRANË- Princ Leka II dhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë. Në deklaratën që ka dhënë para efektivëve të Policisë së Shtetit, Gjergji u shpreh se ishte Princi, ai që e dhunoi, duke përdorur moshën e tij si alibi se nuk ka përdorur dhunë.
"Ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin, i cili është 2 metra i gjatë”. Ai e akuzon Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda. Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë,”- u shpreh Gjergj Zaharia.
E gjithë ngjarja ka ndodhur dje, kur Princi pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spital, ka kërkuar edhe urdhër-mbrojtje./ZËRI