Aktualitet

Riaktivizohet zjarri në katin e fundit të qendrës tregtare në Lushnjë

Flakët kanë përfshirë një bar veror, duke djegur dyshemenë dhe disa pemë që ndodhen në tarracë.

f.t
Riaktivizohet zjarri në katin e fundit të qendrës tregtare
pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Riaktivizohet zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë. Një vatër në katin e fundit të pallatit 12-katësh është aktivizuar sërish. Flakët kanë përfshirë një bar veror, duke djegur dyshemenë dhe disa pemë që ndodhen në tarracë. Zjarrfikësit dhe forcat policore kanë filluar edhe një herë punën për të neutralizuar vatrat e zjarrit.

Riaktivizimi i zjarrit vjen pas më shumë se 4 orësh, pasi ekipet e shpëtimit me ndihmën e forcave RENEA arritën të evakuonin të gjithë banorët në katet e sipërme.

Zjarri nisi rreth orës 14:40 minuta. Flakët u përhapën fillimisht në katin e dytë dhe të tretë të qendrës tregtare. Më pas u përhapën edhe në katin e katërt. Eshtë dashur ndërhyrja e forcave RENEA për të bërë të mundur evakuimin e banorëve në apartamente, jeta e të cilëve u rrezikohej nga tymi i madh. /ZËRI

Poll

MOS HUMB