
SHBA- Banorët e pallatit 12-katësh që u përfshi nga flakët ditën e sotme kanë rrëfyer për se çfarë ndodhi në godinë. Një prej banorëve u shpreh se ishte në punë në momentin kur nisën flakët dhe u njoftua nga bashkëshortja, ndërsa zbuloi më tej se fëmijët e tij dhe vjehrri ndodheshin në banesë, por ai nuk mund të ngjitej për shkak të tymit.
“Isha në punë, më mori bashkëshortja, ishin kalamajtë lart, vjehrri… ishte e pamundur të ngjitesha lart nga tymi. Sa u qetësua pak situata u ngjitëm bashkë me policinë dhe zjarrfikësit sipër dhe nxorëm fëmijët. Ishte gjë e frikshme”, u shpreh ai.
Dy fëmijë kishin ngecur në pallatin 12 katësh pasi flakët pushtuan qendrën tregtare në Lushnjë. Nëna tha për mediat se po priste dy fëmijët e saj që të shpëtoheshin, të cilët nga kati i 10 ku ndodheshin ishin ngjitur në tarracë.
“Nga kati i 10-te hipën lart në tarracë“, tha ajo.
Një qyetetar tjetër u shpreh për mediat i shqetësuar se kishte dy shokët e tij të bllokuar në qendrën tregtare në Lushnje, e cila u përfshi nga flakët disa orë më parë.
Rrëfime ka patur edhe nga të evakuuarit. Një e moshuar, e cila mori ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës tregoi tmerrin nga zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë. Ajo ka treguar se është shpëtuar nga një vullnetar.
"Tani ndihmë mirë e lehtësuar, rrofshin policia, zjarrfikësja që më shpëtuan, jo në shtëpinë tonë, por e pamë nga ballkoni mbyllëm dyer e dritare, mua më mori një vullnetar, atë komshinë e mori një polic, nuk ia di emrin atij, ai rrezikoi edhe veten erdhi u shtrua, unë nuk pashë gjë, vetëm tym asgjë tjetër, falë doktorëve dhe infermierëve”, tha e moshuara.
Po ashtu dy nga zjarrfikësit që përfunduan në spital në Lushnje kanë folur për mediat. Ata kanë deklaruar se u bllokuan dhe pasi morën surum dhe oksigjen në spital, janë të detyruar që të shkojnë sërish në krye të detyrës.
“Patëm problem me frymëmarrjen u bllokuam nga tymi, morëm serum dhe oksigjen, tani do shkojmë përsëri në punë," thanë ata. /ZËRI