Aktualitet

Riaktivizohet vullkani Etna për herë të pestë, ndalohen fluturimet zonën e Katanias

Faza më spektakolare u rikthye mbrëmë, e pesta që ka regjistruar vullkani më i lartë aktiv në Evropë që nga 4 korriku.

M.M
Riaktivizohet vullkani Etna për herë të pestë, ndalohen
Vullkani Etna, Itali

ITALI - Është riaktikizuar për herë të pestë vullkani Etna që ndodhet në zonën e Katanias në Itali. Hiri i vullkanit është nisur drejt disa zonave të banuara në Katanias, duke sjellë panik tek qytetarët. Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i Katanias ka lajmëruar se për të paktën gjashtë orë nuk duhen lejuar fluturimet në këtë zonë.

"Protagonist", edhe një herë, është krateri Voragine, me “shatërvanë” shumë të lartë llave dhe emetimin e një reje vullkanike 10 kilometra të lartë dhe që penalizon plotësisht fluturimet në këtë zonë, shkruan La Repubblica.

“Shpërndarja e hirit është në drejtim juglindor dhe bie në disa qendra të banuara nga Etna. Fenomeni u vëzhgua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i Katanias, i cili lëshoi ​​një buletin paralajmërues për fluturimin, një Vona, me ngjyrë të kuqe”, theksohet po aty për detajet e ngjarjes gjeofizike.

Pas aktivitetit të shtuar vullkanik të Etna, njësia e krizës e aeroportit Fontanarossa të Katanias urdhëroi edhe mbylljen e sektorit B1 dhe reduktimin e mbërritjeve në gjashtë fluturime në orë./ZËRI

Poll

MOS HUMB