
KAPSHTICË- Vijon të jetë i rënduar trafiku në pikën kufitare të Kapshticës. Trafiku është krijuar se pala greke vijon të punojë me vetëm dy sportele në hyrje ndërkohë që pala shqiptare punon me 4 sportele në dalje.
Sipas informacioneve, autoritetet tona në Kapshticë kanë zhvilluar disa takime me homologët e policisë greke, për të normalizuar situatën, por këta të fundit nuk e kanë shtuar numrin e sporteleve pavarësisht fluksit.
Sipas të dhënave, gjatë ditës së djeshme nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë mbi 8800 shtetas, dyfishi i hyrje daljeve që janë regjistruar disa ditë më parë.
Konkretisht ne 3 Gusht kanë hyrë nga Greqia në drejtim të vendit tonë 5214 shtetas dhe kanë dalë 3589 shtetas. /ZËRI/